E Diel, 1 Nëntor 2026

40 emra e 35 ditë për të gjetur një trajnerMë shumë se 40 trajnerë dërguan CV-të e tyre përmes faksti, mailit apo patën të paktën një kontakt telefonik

Gara për vendin vakant të lënë nga holandezi Ari Han (15 prill), pas shkarkimit të këtij të fundit për rezultate të dobëta në shtatë ndeshjet eliminatore (7 ndeshje, 6 pikë) ishte e madhe e me kandidatë të shumtë, madje u deshën jo pak, por 35 ditë për të zyrtarizuar Josip Kuzhen, i cili nënshkroi një kontratë 1+1.5 vjet dhe do të përfitojë 300 mijë euro brenda kësaj periudhe.

Presidenti Armand Duka, i cili ka të drejtën ekskluzive të zgjedhjes së trajnerit zhvilloi disa takime si në Shqipëri ashtu dhe në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Agjentë të ndryshëm kontaktuan me drejtues të FSHF-së, duke u propozuar në vazhdimësi emra.

Më shumë se 40 trajnerë dërguan CV-të e tyre përmes faksti, mailit apo patën të paktën një kontakt telefonik. Emrat e përmendur nisën me kroatët Luka Bonaçiç, Josip Kuzhe, Ilija Lonçareviç, Branko Ivankoviç, Zllatko Kranjçar.
   
Gjermanët u përfaqësuan me Evald Linen, Guido Bukvald dhe Klaus Topmëler. “Pista” italiane përfaqësohet nga Nevio Skala, Valter Novelino, Alberto Malezani, Eugenio Fasheti, Franko Barezi Luixhi Simoni, Albertino Bigon, Xhanfranko Beloto, Xhani Delakaza, Serse Kozmi e së fundi Antonio Kabrini.

Slloveni Sreçko Katanec u përmend disa herë si një kandidat i mundshëm. Anglezi Glen Hodëll, rumunët e njohur, Angel Jordanesku dhe Goerge Haxhi ishin së paku “virtualisht” kandidatë. Nga “lista” austriake spikasin emrat e Kurt Jarës, Herbert Prohaskës e Peter Pakultit.
 
REFUZIMI I BRANKOVIÇIT

Kroati Branko Ivankoviç i konsideruar si kandidati potencial për të drejtuar Kombëtaren shqiptare të Futbollit, refuzoi zyrtarisht ofertën financiare (300 mijë euro) të propozuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 55-vjeçari ka pranuar se braktisi si stolin e Shqipërisë ashtu dhe të Maqedonisë, pasi ka në dorë një super-ofertë nga klubi arab Al Vasl Sport Klub.

ZYRTARET

Sfida e parë zyrtare e Kuzhes, i rekomanduar nga vetë “Oto Maximale” do të jetë ajo kundër Portugalisë, më 6 qershor (“Qemal Stafa”), për të vazhduar po në Tiranë me Danimarkën, e për të mbyllur eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010 kundër Suedisë në Stokholm. Kuzhe përveç për tri ndeshjeve të mbetura për eliminatoret e Botërorit 2010 e komplet fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.

MIQËSORET

Shqipëria do të luajë tri ndeshje miqësore deri në përfundim të këtij viti. Me Gjeorgjinë, më 10 qershor 2009 në Tiranë, me Qipron, më 12 gusht 2009. FSHF-ja ka fiksuar një testim ndërkombëtar edhe dhe Skocinë (në tetor ose në nëntor të këtij viti, data nuk është zyrtarizuar), duke qenë kështu e treta për këtë vit. Padyshim që këto ndeshje do t’i shërbejnë trajnerit Kuzhe për të njohur më mirë lojtarët e aplikuar skemat e tij.

KUZHE “KUMARXHIU”

Ish-trajneri kampion i Dinamos së Zagrebit (2006), por me një eksperiencë punë në Gjermani, Australi e Japoni, i vlerësuar si një teknik inteligjent. Kroati njihet për pasionin e tij për paratë, për të cilat braktisi Ruandën. Kuzhe, një adhurues i yllit të Milanit, brazilianit Kaka, njihet me nofkën “Kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij për ruletën.

E Merkure, 20 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›