Duka: Po hetojmë ndeshjen Shkumbini-Bylis
Tiranë - Situata kaotike që ka përfshirë futbollin shqiptar ka shqetësuar edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Java e 31-të dhe e 32-të e Super Ligës përflitet se është trukuar nga disa ekipe, të ashtuquajtura të dala jashtë objektivave të sezonit.
Ndeshja më e përfolur për përlyerje është ajo e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, mes Shkumbinit dhe Bylisit. Para fillimit të ndeshjes u përfol se peqinaset do të toleronin, gjë që u vërtetua edhe me rezultatin 2-0 në favor të modestëve të Bylisit, të cilët në historinë e tyre një rezultat të tillë në transfertën e Shkumbinit nuk e kanë arritur ndonjëherë.
Një tjetër fakt publik është edhe dorëheqja e trajnerit Gugash Magani, i cili nuk pranoi në mënyrë kategorike të drejtonte Shkumbinin në një ndeshje teatri. Për më tepër, edhe vetë presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, deklaroi në emisionin “Procesi Sportiv” se skuadra e tij nuk ishte e motivuar.
Ndërkohë, presidenti i FSHF-së pohon se kanë nisur hetimet për këtë takim, hetime të cilat pritet të sjellin situata të papritura në Super Ligën e përlyer shqiptare.
“Në ndeshjen Shkumbini-Bylis, FSHF-ja ka dërguar një komision te posaçëm të përbërë prej pesë vetash, të cilët kanë sjellë materialet e nevojshme për këtë rast, -deklaron Duka. -Për të qenë i sinqertë mund t’iu them se, dy ditët e fundit kur ky komision ka thirrur përfaqësues dhe drejtues të Shkumbinit për t’i pyetur rreth kësaj çështjeje, askush prej tyre nuk është paraqitur”.
“Njerëzit e këtij komisioni edhe sot (dje) kanë shkuar në Peqin, dhe nuk e di nëse kanë marrë deklarata të përfaqësuesve të Shkumbinit. FSHF-ja gjithmonë është përpjekur t’i luftojë trukimet ne futboll, por njerëz që hyjnë e dalin nga loja e futbollit, dhe që e quajnë veten presidentë, por që në fakt janë pseudopresidentë, kërkojnë ta ndyjnë futbollin, kurse ne do te mundohemi ta mbajmë pastër”, përfundon presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Menjëherë pas përfundimit të takimit Shkumbini-Bylis, presidenti Xhavit Ismaili dha dorëheqjen nga financimi i skuadrës së Peqinit. Arsyet e dorëheqjes, sipas Ismailit, ishin angazhimet e tij të shumta, dhe distanca e largët mes Tiranës dhe Peqinit.