E Diel, 1 Nëntor 2026

40 mijë perdorues droge, Vasili: Gjimnazistet me të rrezikuarit

Në Shqipëri janë rreth 40 mijë përdorues droge dhe nga ky kontigjent 4500-5000 mijë janë problematikë, të cilët kanë nevojë për kurim dhe aktualisht në Qendrën Kombëtare të Toksikologjisë kurohen 2148 persona.
 

Shqetësimin e ka ngritur ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare kundër drogës, ku shtoi se gjimnazistët dhe studentët janë moshat të cilat rrezikohen më shumë nga ky fenomen.Vasili pohoi se numri i përdoruesve të drogës nga viti 1995 -2011 ka njohur vetëm rritje.
 

Gjatë fjalës së tij Vasili vuri theksin se ky fenomen kërkon koordinim të punës midis institucioneve shtetërore, por edhe më gjërë,midis vendeve të rajonit e BE-së. Për këtë arsye Shqipëria është vendi i 28 i Pompidou Group, e cila është agjensi e KE-së dhe merret me përdorimin e drogës dhe luftën kundër saj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›