E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi do të injorojë Zyrën Administrative në veri

Beogradi do të injorojë Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka deklaruar sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç.

“Nuk do të ketë asnjë reagim. Sa i përket bashkëpunimit, as që bëhet fjalë, sepse në atë hapësirë ne kemi administratën tonë, të formuar na Qeveria e Republikës së Serbisë, pas zgjedhjeve demokratike. Andaj, ne thjesht do ta injorojmë këtë fakt”, ka deklaruar Ivanoviç për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën Adriana Hoxhiçin në krye të Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës.

Kjo zyrë pritet të fillojë punën në fund të qershorit dhe, siç është paralajmëruar, do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e pjesës veriore të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›