40 mijë të papunë në komunën e Pejës
Në Qendrën Rajonale të Trajnimit Profesional në Pejë trajnohen dhe aftësohen për punë qindra punëkërkues, me shpresë se do të mund të gjejnë edhe ata një vend pune për të cilin presin vite me radhë.
Zyrtarë të kësaj qendre thonë se në Qendrën për punësim janë të lajmëruar mbi 40 mijë të papunë, por shumë pak prej tyre mund të arrijnë që të punësohen. Rexhë Gashi, drejtor i Qendrës së Trajnimit profesional për rajonin e Pejës, ka thënë për Kosovapress se është mjaft i kënaqur me rezultatet e kandidatëve që trajnohen në këtë qendër.“Duke marrë parasysh numrin e madh të të papunëve e sidomos shumica e tyre janë të rinj po mundohemi që sadopak me anë të disa trajnimeve të fitojnë një zanat dhe të mund të gjejnë një vend pune”, ka thënë Gashi.
Zyrafete Asanaj, asistente në këtë qendër, ka thënë se që nga fillimi i vitit 2010 në këtë qendër janë trajnuar dhe certifikuar gjithsej 140 kandidatë. Nga ana e tyre, kandidatët që aplikojnë për punësim shpresojnë se pas trajnimit të Qendrën e Trajnimit profesional do të mund të sigurojnë një vend pune.
Në këtë qendër ofrohen trajnime nga 7 lëmi hidroinstalime, elektroinstalime, ndërtimtari, punë zyre-kompjuter, agrokulturë, administrim biznesi dhe vetëpunësim, si dhe programi Braill për të verbër. Me kandidatët punojnë tetë trajnerë profesionalë të fushave përkatëse. Trajnimet zgjasin nga tre muaj e deri në një vit.