Për rastin Kiçina, 43 mijë nënshkrime
Këshilli organizativ “Drejtësi për rastin Kiçina” gjatë 11 ditëve sa ka qëndruar i hapur peticioni, ka arritur të mbledhë 43 mijë e 767 nënshkrime qytetarëve, të cilët kërkojnë drejtësi për vëllezërit Ramadani e Kiçina, të cilët tash e tetë vjet qëndrojnë në burg në mungesë provash.
Drejtues të këtij këshilli që gëzon mbështetjen e 15 organizatave joqeveritare të Kosovës, kanë bërë të ditur të shtunën se ditë më parë është mbyllur nënshkrimi i peticionit “Drejtësi për vëllezërit Ramadani e Kiçina”, i cili do t’i dërgohet institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Visar Zogaj, kryetar i këshillit organizativ, ka thënë se peticioni ka qenë i hapur për 11 ditë në Kosovë, ndërkaq në Tiranë dy ditë dhe se mbledhja e nënshkrimeve është bërë me qëllim të ndërprerjes së paraburgimit dhe lirimit nga akuzat me të cilat ngarkohen vëllezërit Kiçina e Ramadani.
Për më tepër, Zogaj ka bërë të ditur se gjatë 11 ditëve sa ka qenë i hapur peticione në Kosovë janë mbledhur gjithsej 42 mijë e 732 nënshkrime, kurse në Tiranë për dy ditë 1032, derisa komuniteti shqiptar në Londër ka mbledhur rreth 50 nënshkrime.