40 milion funte për Rooneyn

Chelsea është duke e përgatitur goditjen finale për Wayne Rooneyn. Jose Mourinho thuhet se e ka porositur skuadrën që të bëjë gati ofertën zyrtare për sulmuesin e Manchester United. 40 milion funta i ka gati Chelsea për sulmuesin anglez.
Mourinho i ka njoftuar zyrtarët e skuadrës së është i gatshëm për edicionin e ri, por se i nevojitet blerja e Rooneyt.
Oferta prej 30 milion funtash ishte refuzuar javë më parë, ndërsa shuma prej 40 milion funtave mund të jetë e mjaftueshme për sulmuesin fantastik anglez./INDEKSONLINE/