Bashkëjeton me pornostaren

Charlie Sheen raportohet të jetë duke bashkëjetuar me pornostaren, e cila e akuzoi atë për sulm fizik, teksa 3 vjet më parë ai e mbylli atë të zhveshur në një dollap, pas irritimit në hotel.
Aktori 47-vjeçar i “Anger Management” u hetua nga policia e New York-ut në 2010-n, pas akuzave të bëra prej Christina Walsh, e cila njihet në videot “hot” me emrin Capri Anderson, pas ofensivës së Charlie-t, i dehur dhe i droguar.
Charlie shkatërroi dhomën e hotelit në atë kohë, teksa besohet t’i ketë gjuajtur edhe me llambë, e pas thirrjeve për ndihmë policia e gjeti Caprin të zhveshur e duke ulërirë në një dollap./Indeksonline/