40 viktima nga shpërthimi ne Pakistan
Te paktën 40 persona janë vrare, e 50 te tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me bomba ne pjesën veriperëndimore te Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin. Sipas njoftimeve zyrtare, sulmi ka ndodhur pranë një qendre për shpërndarjen e ushqimit për personat ne nevoje. Policia njofton se atentati vetëvrasës besohet te jete kryer nga një femër, e cila mbante ne dore dy granata.
Shpërndaje