Kriza, negociatat pa rezultat

Kriza politike mund të mbartet ne vitin e ardhshëm, pasi negociatoret e ngarkuar nga 2 forcat e mëdha politike duket se nuk kane mundur ende te finalizojnë një draft projekt, i cili do te votohej ne sEance plenare. Kuvendi bën te ditur se nuk ka vendim për mbledhjen e parlamentit ditën e hënë, siç ishte parashikuar pas seancës maratone mbajtur ditën e enjte deri ne mëngjesin e se premtes se kaluar. Burime nga kjo zyre shtypi, thonë se deputetet do te thirren për te votuar ngritjen e komisionit hetimor, vetëm nëse palët bien dakord. Por eksponentë te selisë roze deklarojnë se kuvendi duhet te mblidhet, pavarësisht nëse ka ose jo marrëveshje paraprake mes palëve. Ne emër te Opozitës se Bashkuar, kreu i G 99-s beri thirrje qe parlamenti te mblidhet siç ishte pabashkuar, ne përpjekje për te zgjidhur krizën. "Nesër mazhoranca duhet të pranojë propozimin e opozitës. Nesër klasa politike shqiptare dhe mazhoranca në veçanti duhet të tregoje pjekuri e vullnet për të krijuar një të ardhme më të mirë në këtë vend. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për shpresë, optimizëm e vizion, jo për agresivitet e tension" - është shprehur Ervin Mete. Deputete te majte argumentojnë, se seanca e se enjtes nuk konsiderohet e mbyllur. Zyrtare te kuvendit pranojnë se shanset për ta ngritur komisionin megjithëse te vakëta, mbeten te hapura deri ne momentin e fundit. Palët kane rene pjesërisht dakord për funksionimin e komisionit hetimor, por asnjë nga forcat politike nuk tërhiqet nga qëndrimi për pikën katër të projektvendimit që lidhet me materialet zgjedhore. Socialistët kërkojnë që KQZ-ja t'i vërë në dispozicion komisionit materialet zgjedhore në çdo kohë që ato do të kërkohen. Ndërsa demokratët arsyetojnë qe materialet zgjedhore mund te tërhiqen nga Arkivi i Shtetit, siç e përcakton sipas tyre, neni 178 i Kodit Zgjedhor. Nga ana tjetër vete KQZ ka lajmëruar mbledhjen për te marre vendim për fatin e fletëve te votimit ne 29 dhjetor.
Shpërndaje