E Diel, 1 Nëntor 2026

40 vjet nga Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe

40 vjet nga Kongresi i Drejtëshkrimit dhe kërkesat për rishkim të standardit shoqërohen ende me debate mes gjuhëtarësh.

Profesor Kolec Topalli jep shembuj ku ë- e pa zëshme mund të unifikohet

Ndërsa Rahmi Memushi është kunder goditjes së znorës ë

Edhe gjuhëtari Jani Thomai jep disa variante të foljeve dhe emrave ku mund të unifikohen në shumës.

Këshilli Ndërakademik i Gjuhës Shqipe do të trajtojë disa çështje rreth rishikimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe studiuesi Rahmi Memushi jep disa shembuj të propozuar ku nuk është dakord.

Profesor Jani Thomai, thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk preken themelet e gjuhes shqipe thjeshte po punohet qe te persoset standardi.

Ne mbledhjen mes akademikeve te hapsirës mbarë shqiptare pritet të diskutohen disa cështje ajo e drejtshkrimit të zanores ë të patheksuar; e drejtshkrimit të disa fjalëve me l ose me ll; e drejtshkrimit të disa fjalëve që kanë dyshkronjësha dhe e disa fjalëve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik. Si dhe drejtshkrimi i emrave të përveçëm me shkronjë të madhe të disa etnive, ose emrave etnikë si edhe të disa toponimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›