43 të vrarë dhe 247 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Kinë

Shtypi shtetëror kinez njofton se dy trena pasagjerësh u përplasën sot në mëngjes në lindje të Kinës, aksident i cili la të paktën 43 të vrarë dhe 247 të plagosur.
Agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua njofton se aksidenti ndodhi në qytetin Zibo, në provincën e Shandongut.
Hsinhua njofton se njëri nga trenat ishte i linjës ekspres nga Pekini në qytetin e Çingdaos. Tjetri ishte në udhëtim nga qyteti Jantai për në qytetin Xuzhou në provincën Zhiangsu. Rreth këtij aksidenti nuk pati informacione apo detaje të tjera të menjëhershme. //iç//