E Diel, 1 Nëntor 2026

43 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive. Ja ku punohet për shuarjen e flakëve

Situata me zjarret në vend vijon të monitorohet nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, ndërsa 13 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera operacionale po punojnë në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 43 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit.

Nga këto, 13 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa pjesa tjetër është shuar ose është vënë nën kontroll dhe monitorim.

Strukturat zjarrfikëse, bashkitë dhe Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në zonat ku zjarret janë ende aktive. Operacionet po zhvillohen në terrene të ndryshme, ndërsa situata ndiqet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Në fokus mbetet mbrojtja e zonave të banuara dhe ndërhyrja në vatrat që paraqesin rrezik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›