E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefi i NATO-s paralajmëron aleatët: Vonesat për Ukrainën kushtojnë jetë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje vendeve aleate të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, Rutte paralajmëroi se çdo vonesë në dërgimin e ndihmës ka pasoja të drejtpërdrejta dhe mund të kushtojë jetë njerëzish.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës u mblodh të martën për të diskutuar nevojat urgjente të Kievit për mbrojtje, ndërsa lufta me Rusinë vijon.

Gjatë takimit virtual, Mark Rutte u kërkoi aleatëve dhe partnerëve të vazhdojnë të rrisin ndihmën për Ukrainën dhe të veprojnë me urgjencë.

“Vonesat thjesht kushtojnë jetë njerëzore”, tha Rutte, duke iu referuar pasojave të vonesave në furnizimin e Ukrainës me ndihmë ushtarake.

Ai shtoi se numri i civilëve të vrarë në sulmet ruse është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2022.

Rutte kujtoi gjithashtu se aleatët kanë premtuar 70 miliardë euro për mbështetjen e Ukrainës në Samitin e Ankarasë. Sipas tij, për të përmbushur këtë angazhim do të nevojiten edhe ndihma të tjera dypalëshe nga vendet aleate.

Në takim u diskutua edhe për ndihmën për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ndërsa vendet mbështetëse po koordinojnë furnizimet dhe nevojat ushtarake të Kievit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›