E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

45-vjeçari në Lezhë dërgohet në spital me plagë në këmbë, dyshimet e policisë

Një 45-vjeçar në Lezhë u dërgua për ndihmë mjekësore në spital pasi kishte një plagë në këmbën e majtë.

Policia njoftoi se dyshohet se ai është vetëplagosur me armë zjarri. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur në një bar në fshatin Rraboshtë. Ndërkohë efektivët e policisë po hetojnë edhe pista të tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›