E Hënë, 2 Dhjetor 2024
14 artikuj · kalendari
-
2Dhj2024
SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet
Uashingtoni njoftoi kufizime për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale
-
2Dhj2024
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të Presidentit Biden dhe faljen e djalit të tij, Hunter
Vendimi presidencial vjen pas goditjeve disavjeçare kundër Donald Trumpit nga Partia Demokrate, duke e akuzuar atë se përbënte kërcënim për demokracinë amerikane dhe për shpërfillje ndaj ligjit
-
2Dhj2024
Shqipëri, SPAK-u ka kryer 150 milionë euro sekuestrim dhe konfiskim pronash prej korrupsionit dhe krimit të organizuar
“Pothuajse në gjithë hetimet tona kemi gjetur lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar”, tha…
-
2Dhj2024
Gjeorgji, kryeministri përjashton bisedimet me opozitën ndërsa vazhdojnë protestat
Demostruesit dolën për ditën e pestë me rradhë në rrugët e Tbilisit për të kundërshtuar vendimin për “ngrirje” të bisedimeve për anëtarësim në BE
-
2Dhj2024
Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje
Gjyqtarja Tomoko Akane akuzoi Uashingtonin dhe Moskën për trysni dhe kërcënime ndaj punës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale pasi u miratuan urdhër-arrestet ndaj Putinit dhe Netanyahut
-
2Dhj2024
Migrimi i fëmijëve të pashoqëruar drejt Shteteve të Bashkuara
Fëmijë emigrantë, të pashoqëruar nga prindërit, vazhdojnë të futen në Shtetet e Bashkuara pavarësisht rreziqeve të mëdha
-
2Dhj2024
Mandati i ri i Trumpit dhe lidhjet tregtare me Indinë
India pret që marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të dytë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump
-
2Dhj2024
Shqipëri, shqetësim dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse në ekonomi
Analistë të zhvillimeve ndërkombëtare, mendojnë se kjo situatë lë hapësira për cënimin e sigurisë në vend.
-
2Dhj2024
Qyteti i Los Anxhelosit premton të mbrojë emigrantët pa dokumente
Këshilli bashkiak i qytetit ka vendosur t’i jap Los Anxhelosit status të posaçëm për emigrantët pa dokumente, një gjë që ekspertët thonë se nuk ia pamundëson qeverisë federale të kryejë dëbime masive
-
2Dhj2024
Gjeorgji, vazhdojnë protestat kundër vendimit të qeverisë për ‘ngrirje’ të anëtarësimit në BE
Presidentja e Gjeorgjisë Zourabichvil bëri thirrje për mbështetje nga Evropa, mes përplasjeve me qeverinë e saj
-
2Dhj2024
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton Ukrainën
Në takimin me Presidentin Zelenskyy pritet të njoftojë ndihmë ushtarake shtesë me vlerë pje 650 milionë eurosh për Kievin
-
2Dhj2024
Luftëtarë nga Iraku në Siri për të luftuar me rebelët
Të paktën 300 luftëtarë, kryesisht nga grupet “Badr” dhe “Nujabaa”, u futën në Siri duke shmangur kalimin zyrtar të kufirit, thanë dy burime irakiane të sigurisë.
-
2Dhj2024
Hovenier: Herët të themi se kush është përgjegjës për sulmin në Zubin Potok, por nuk përjashtojmë asnjë grup apo shtet
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier i bëri këto komente pas një takimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë.
-
2Dhj2024
Biden, falje presidenciale për djalin e tij Hunter
Veprimi i presidentit bie ndesh me premtimet e tij të kaluara se nuk do të përdorte kompetencat e tij në interes të anëtarëve të familjes













