45-vjetori i vrasjes së John Kennedy

Më 22 nëntor 1963, presidenti John Fitzgerald Kennedy, figura e shpresës dhe e ndryshimit në historinë politike amerikane, u vra në Dallas, tre vjet pas zgjedhjes së tij si president i Amerikës.Sot, pas 45 vjetësh, ditë pas dite pas tronditjes nga kjo vrasje, Amerika preferon të mbështetet më shumë tek karizma dhe idetë e John Fitzgerald Kennedyt sesa tek fundi i tij tragjik, ndërkohë që te presidenti i ri, Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, duket se po rilind kjo frymë ideali dhe ndryshimi.''Gjithë bota shqetësohet për jetën e një presidenti, mbi të gjitha kur ai është po aq inkurajues sa Barack Obama'', parashikon James Thurber profesor i historisë në universitetin amerikan.Thurber kujton vitet e dhunshme në vitet '60 në Amerikë me personalitete të veçanta, si vrasja e John Fitzgerald Kennedyt, vëllait të tij Bob kandidat për president dhe liderit për të drejtat e njerëzve me ngjyrë, Martin Luther King.''Obama mund të jetë akoma më tërheqës me mënyrën e tij për të motivuar njerëzit'', konfirmoi historiani.