E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e administratës trajnohen në Mal të Zi

Administrata publike së fundmi do të jetë pjesë e kurrikulave mësimore por edhe e trajnimit të punonjësve të saj me anë të një shkolle Rajonale në Mal të Zi.Në sajë të nënshkrimit të marrëveshjes së themelimit të Shkollës Rajonale të Administratës Publike tashmë punonjës të administratës nga Shqipëria,Bosnje Hercegovina,Kroacia,Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi do të trajnohen çdo vit nga kjo shkollë. Zv.ministri i Brendshëm Strazimiri i cili nënshkroi marrëveshjen theksoi se më shumë se sa një shkollë ky projekt përbën provën se Ballkani nuk është më burim konfliktesh në Evropë, por një shembull i mirë i bashkëpunimit si një provë konkrete e vullnetit politik për të mbërritur sa më parë në Bruksel. Shkolla Rajonale e Administratës Publike siguron trajnim për grupe të përziera të punonjësve të shërbimit Publik nëpërmjet seminareve, si dhe nëpërmjet skemave të lëvizjes, duke u dhënë kështu mundësi punonjësve shkëmbim eksperiencash dhe idesh.Në këtë kuadër, kjo shkollë është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe OECD-së e cila do të ketë qëndrën e saj në Danilograd të Malit të Zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›