46 vjecari i paralizuar: Mjekët s’më shtrojnë në spital, je rast pa shpresë, do vdesësh
TIRANË- Prej 23 vitesh Gegë Memaj një 46-vjecar me banim në Kamëz qendron në shtrat i paralizuar, ndërsa ka dhjetë vjet që vuan edhe nga sëmundja e rëndë e osteomilitit që sa vjen dhe agravohet. Memaj duhet të ishte i shtruar me kohë në spital, por asnjë institucion shëndetësor publik terciar nuk pranon të marrë përsipër kurimin e tij duke i thënë të kthehet në shtëpi, drejt një fundi të sigurt.
Vetë i sëmuri në një prononcim për News 24 akuzon mjekët ortopedë të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për neglizhencë dhe refuzim të shërbimit mjekësor ndaj tij, në një kohë kur disponon një fletë shtrimi në këtë spital.
“Doktorri më tha që nuk të shtroj dot, nuk je për mua. Nëpër spitalet e Shqipërisë më kanë përzënë duke më thënë e ke vendin në shtëpi. Rri në krevat ju thashë por kam dhimbje. Më thanë ti je i pafat, nuk ke shërim. Nuk kemi c;të bëjmë”, thotë Memaj.
“I sëmuri është me kalbëzim në shtyllën kurrizore dhe mjeku i thotë me paturpësinë më të madhe, ty mikrobi ka për të mbytur”, thotë i afërmi i tij.
46-vjecari është aksidentuar në vitin ‘91 në minierën e Qafbarit ku pësoi dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe prej asaj kohe ai është i paralizuar i grupit të parë paraplegjik dhe lëvize me karrocë.
Që nga 2002, 46 vjecari kurohet edhe për osteomilit ose sic njihet në popull kalbëzim i kockave, duke iu nënshtruar edhe një operacioni në Firence.
Për të ndalur infeksionin që përparon në kockë i është nënshtruar seancave terapeutike me rreze në spitalin e Ankarasë, për të vijuar më pas trajtimin me antibiotik në Shqipëri me qëllim mbajtjen në kontroll të infeksionit.

I pamartuar dhe me një jetë mbushur plot vuajtje dhe mjerim Gega mezi mban lotët ndërsa lutet nga shteti për ndihmë.
“I kam bërë një mesazh ministrit të Shëndetësisë, nuk më ka kthyer përgji9gje. Unë nuk kërkoj asgjë më shumë, vetëm se krevat dhe shërbim në spital. Nuk kam pretendime nëse është spital i mirë apo i keq. Dua të më shërbejë shteti shqiptar, unë jam vrarë në punë”, apelon më tej 46-vjecari.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 46 vjecari i paralizuar: Mjekët s’më shtrojnë në spital, je rast pa shpresë, do vdesësh