E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, përkujtohet 68-vjetori i lëshimit të bombës bërthamore në Hiroshima

HIROSHIMA- Dhjetëra mijëra persona u mblodhën sot, në Hiroshima për të shënuar 68-vjetorin e lëshimit të bombës së parë bërthamore në histori, që shkatërroi këtë qytet, në perëndim të Japonisë.

Rreth 140 000 persona humbën jetën menjëherë pas shpërthimit të bombës ose si rezultat i ekspozimit ndaj rrezatimit.

Bombardimi në Hiroshima u pasua nga ai në Nagasaki, në jugperëndim të vendit, që shkaktoi mbi 70 000 të vdekur.

Me rastin e këtij përvjetori, një tjetër ceremoni u zhvillua në Yokohama, në jug të Tokios për prezantimin e një helikoptermbajtëse, luftanija më e madhe e prodhuar nga Japonia, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›