48-vjeçari në Tiranë kanos me hanxhar bashkëshorten dhe djalin, arrestohet nga policia

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanoste bashkëshorten dhe djalin se do t’i vriste.
Sipas policisë, 48-vjeçari ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja”.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”.
Sipas bluve të Tiranës, 48-vjeçari po kanoste familjarët e tij, për jetën, me hanxhar.
Si rezultat i ndërhyrjes policore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë./vizionplus.tv