5 deputetë të PD letër Nikollës për mandatin e Xhaçkës: Më 6 korrik të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin

Pesë deputetë të Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një letër drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, kërkojnë që më 6 korrik të mblidhet Këshilli. Letra është firmosur nga Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Greta Bardeli, Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi.
Mbledhja e fundit e Këshillit u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhroancës. Deputetët e opozitës kanë kërkuar heqjen e mandatit të Xhaçkës pasi sipas tyre bashkëshorti i saj ka përfituar si investitor strategjik tokë në Dhërmi. Për opozitën, ministrja po kryen veprimtari fitimprurëse me pasuri të shtetit. Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të datës 1 korrik, deputeti Gazment Bardhi ka deklaruar se ministrja merr 50% të fitimeve nga kjo pronë, dhe 50% e fitimeve të tjera shkojnë në xhepin e bashkëshorti të saj, ish-deputet socialist. Ndërsa deputeti Taulant Balla ka kërkuar nga opozita që të vërtetojnë me fakte se Ministrja ka përfituar një qindarkë nga kjo veprimtari.
/rtsh.al/