E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ministrja e Finlandës dhe ministri i Irlandës vizitë në Tiranë: Optimistë për integrimin e Shqipërisë në BE

Marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Finlandës, procesi i afrimit me BE, bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës ishin në fokus të bisedimeve mes ministres së Jashme Olta Xhaçka dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne dhe Ministren për Çështjet Evropiane dhe të  Pronësisë të Finlandës, Tytti Tuppurainen.

Në një konferencë të përbashkët për media, ministrja për Çështjet Evropiane dhe të Pronësisë në Finlandë, Tytti Tuppurainen teksa falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj anëtarësimit në NATO, u shpreh optimiste për hapjen e negociatave për integrimin e vendit tonë në BE.

 “Jemi kënaqur me mirëpritjen tuaj. Finlanda është një nga mbështetësit për zgjerimin e BE-së. Kam bërë përpjekje për tu hapur negociatat për Shqipërinë. Jam shumë optimiste dhe ndoshta të gjithë mund të kemi shpresë që negociatat të hapen. Falënderoj për rolin që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara për sa i përket agresionit rus ndaj Ukrainës. Vendet e BP të ndihmojë njëri tjetrin në reformat enë Drejtësi. Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, tha Tuppurainen.

Ndërsa Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne shprehu bindjen se BE do hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin hapjen e negociatave. Shqipëria ka treguar durim të madh dhe seriozitet të madh. Përgëzoj punën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ideja dhe qëllimi i BE-së të mbrojmë paqen. Pres me shumë dëshirë Shqipërinë dhe punën që ajo do të bëjë në sferën evropiane,” tha Byrne.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›