5 infermierë të rinj i bashkohen stafit të Spitalit Universitar të Traumës

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Pesë infermierë të rinj i janë bashkuar ekipeve shëndetësore në spitalet publike në vend, duke plotësuar nevojat dhe duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se pesë infermierët: Sabrina, Greta, Erisa, Ajora dhe Ani, infermier fizioterapist, po kontribuojnë çdo ditë me përkushtim dhe përgjegjësi për t’iu ofruar pacientëve kujdes shëndetësor sa më cilësor dhe të sigurt.
Që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.
Procesi i punësimit nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” vijon të garantojë transparencë dhe meritokraci, duke forcuar çdo ditë sistemin shëndetësor me profesionistë të rinj dhe të përkushtuar.
Platforma “Infermierë për Shqipërinë” e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar në këtë fushë për të kontribuar në shëndetin e qytetarëve.
/e.i/j.p/r.e/