E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 maji, Rama: Endrrat e Dëshmorëve, detyrimi ynë

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë sot homazhe në varrezat e Dëshm,orëve në nderim të ditës së tyre, 5 majit. Shoqëruar nga deputetë të tjerë të PS-së, Rama ka bërë homazhe para monumentit Nënë Shqipëri.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të këtij vendi të gjithë atyre që u sakrifikuan për një vend më të mirë, për ideale të pastra dhe endrra që mbeten sot e gjithë ditën ëndrrat e qytetarëve të zakonshëm të vendit, ëndrra që të gjithë kemi detyrimin të punojmë për ti realizuar- tha Rama,

Ai shprehu mirënjohje dhe respket për cdo veteran të luftës dhe cdo njeri që diktatura komuniste e persekutoi dhe pengoi të jetonte i lirë.

Të gjithë bashkë këta njerëz i bashkon ajo që mbetet pjesë e pandarë e jetës sone në këtë vend, endrra për një atdhe të përbashkët që të mund të jetë shtëpia e cdo shqiptari, të jetë zot në vendin e vet- përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›