E Enjte, 5 Nëntor 2026

5 mijë lekë bonus çdo pensionisti për Festa/ Shpërndarja do nisë menjëherë në sportele ose në shtëpi nga Posta Shqiptare

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u shpreh se javët në vijim nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët përmes Postës Shqiptare.

Gjatë një konference për shtyp Denaj tha se, qeveria edhe vitin e kaluar pavarësisht vështirësive akordoi një fond më të vogël se sa ky i këtij viti për pensionistët.

“Vlera prej 5 mijë lekë ka qenë një vlerë e kahershme dhe procedura është e njëtrajtshme si vitin e kaluar”- tha ajo,

“Bonusi i pensionistëve për vitin e ri do të shpërndahet në formën më tradicinale si shpërndahen pensionet, një pjesë në sportele dhe në shtëpi që kryhet nga Posta Shqiptare”- tha Denaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›