E Diel, 1 Nëntor 2026

5-vjeçari vret aksidentalisht motrën dy vjeçe

 Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Kentaki të SHBA-së. Një fëmijë 5-vjaçar ka qëlluar aksidentalisht mbi motrën e tij vetëm 2 vjeçe.

Fëmijët ishin duke luajtur brenda në shtëpi, ndërsa e ëma po qëndronte jashtë në verandë në momentin kur 2 vjeçarja humbi jetën pasi u qëllua nga i vëllai me një armë të kalibrit të vogël, lehtësisht e përdorshme edhe nga fëmijët, ashtu siç deklaron edhe një hetues.

Mësohet se arma mbahej me leje nga babai i fëmijëve. Policia ka nisur hetimet e menjëhershme për të zbuluar sesi arma ka arritur në duart e fëmijëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›