E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 vjet me pas zbulohet avioni misterioz

Një avion i zhdukur në mënyrë misterioze pranë Venezuelës në vitin 2008 u zbulua të enjten në fund të detit, pas pesë vitesh kërkimi.

Avioni, i zhdukur me pesë venezuelianë, tetë italianë dhe një zviceran në bord u zhduk pranë ishullit të Los Roques, por kërkimet intensive në tokë dhe në det prej vitesh nuk arrinin të zbulonin vendndodhjen e mjetit. Si rrjedhojë, qarkullonin prej kohësh zëra se avioni mund të ishte rrëmbyer prej trafikantëve të drogës dhe se pasagjerët ishin vrarë ose mbaheshin ende peng. Mjeti u gjet në fund të detit, gjatë një kontrolli të realizuar me pajisje të specializuara të vëzhgimit nënujor, nga një anije amerikane. Vendndodhja e tij ekzakte 9 kilometra në veri të nga Los Roques e ndodhej në një thellësi prej 900 metrash. Pak përpara zhdukjes nga radari, ndërsa udhëtonte drejt kryeqytetit venezuelian Karakas, në 4 janar 2008, piloti i avionit të vogël me helika kishte raportuar probleme me motorët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›