5 vjetori i Pavarësisë, Thaçi: Kosova më e konsoliduar
Qeveria nis programin për ceremonitë përkujtimore
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, tha sot se përvjetori i pestë i pavarësisë, e gjen Kosovën më të konsoliduar si shtet dhe afër Bashkimit Evropian.
Ka rregulluar mustaqet, e me kohë u drejtua tek vendi, ku po shënohen përvjetorët. E meqë erdh nga të parët, kush i kalon përskaj, ka për ta përshëndetur e uruar në pesë vjetorin e shtetit të Kosovës. Shumica e përqafojnë Rifat Jasharin, por ka të tillë që janë më të tërhequr.
Madje edhe koha kur ai përshëndetej publikisht nga Hashim Thaçi në foltore, ka kaluar.
Por, as ky i fundit, nuk përqafohet më nga Jakup Krasniqi.
Përvjetori i bashkoi dy shokët e luftës, por hendeku mes tyre, vazhdon.
Pavarësisht të gjithave, për këto pesë vjet shtet, Thaçi thotë se Kosova do ecë shumë përpara.
“Kosova ka shënuar të arritura edhe në zhvillimin ekonomik, në ngritjen e infrastrukturës, rritjen e pagave dhe mbrojtjen institucionale të të gjitha kategorive sociale.
E meqë ka përparuar, Thaçi thotë se u afrua rruga për në Evropë.
E menjëherë sa e kreu këtë aktivitet, i pari ekzekutivit, u gjend në Obiliq. Por këtu, në akademinë përkujtimore për Xhavit Hazirin protagonist është dikush tjetër.
Kadri Veseli zënë vend edhe në fjalimin e Thaçit, si njëri nga bashkëpunëtorët e të zhdukurit.
Me Xhavit Hazirin, së bashku me Kadri Veselin, jemi takuar në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mund t’ju them se kurrë nuk e kam parë më me optimizëm, më me shpresë, më me besim për lirinë e Kosovës. I rrëmbyeri 15 vjet më parë në Prishtinë nga forcat serbe, ishte njëri nga nismëtarët e rezistencës së armatosur. Për të nderuar figurën e tij, nga e premtja shtëpia e kulturës në Obiliq, do të mbajë emrin e tij.