E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 000 euro mbajne Stoichkovin te kombetarja

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
ASA (Albanian Sport Agency) - Federata bullgare e futbollit nuk mund ta shkarkoje trajnerin Stoichkov ne kete etape te ngjarjeve per arsye te nje neni ne kontrate. Aty shkruhet se ne qofte se Stoichkov do te shkarkohet perpara perfundimit te kualifikimeve per europian, tij duhet t`i paguhet shuma 50 000 euro. "Kjo tregon se eshte absurde Stoichkov te largohet tani. Nje pjese e anetareve te Komitetit Ekzekutiv ngulin kembe qe ai te shkarkohet dhe ka shume mundesi ta propozojne kete ne mbledhjen qe do te behet me 13 prill", shprehen nga federata e futbollit. Sic dihet tashme Federata Bullgare e Futbollit u nda ne dy grupe per shkak te Stoichkovit. Pas ndeshjes me Shqiperine te perfunduar 0:0, disa nga anetaret e Komitetit Ekzekutiv kerkuan doreheqjen e trajnerit. Sipas informacioneve te ndryshme merret vesh qe nje nga ato eshte Nasko Sirakov (ish-lojtar i Bullgarise, dhe drejtor teknik i Levskit) Pjesa tjeter e anetareve kategorikisht jane te mendimit se Stoichkovit duhet t`i jepet shans per dy ndeshjet e ardhshme me Bjellorusine, me 2 qershor ne Minsk dhe me 6 qershor ne Sofie. Pas turpit te madh ne ndeshjen me Shqiperine , te shtunen Stoichkov vendosi qe fshihej ne Spanje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›