E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj 540 minuta pa "ngrene" gol

Nga Kastriot Gjini
Portieri i kombetares shqiptare, Arjan Beqaj, po vazhdon te tregoje nje forme te shkelqyer si me kombetaren tone ashtu dhe me skuadren e tij qipriote. Anorthosis, skuadra ne te cilen aktivizohet titullari kuqezi, ka zhviluar ndeshjen e vlefshme per kupen e Qipros sot , duke pritur skuadren e Apoelit. Skuadra e portierit shqipar ka arritur te munde Apoelin, qe eshte skuadra qe kryeson tabelen e klasifikimit te kampionatit Qipriot me rezultatin 1:0. Anorthosis ka kaluar ne avantazh ne minuten e 13' me nje gol te Froussos, gol ky qe i ka dhene fitoren. Beqaj ka arritur te mbaje porten e paprekur ne 540 minutat e fundit, pra ne 6 ndeshjet e fundit asnje skuader nuk ka arritur te shenoje ne porten e portierit shqiptar. Nga keto jane dy ndeshjet e fundit e kombetares dhe 4 ndeshjet me skuadren e tij Anorthosis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›