50 Cent në Maqedoni?

Njëri prej reperëve momentalisht më të mirë në botë, 50 Cent, do të jetë shumë afër Prishtinës. Më datë 31 mars, 50 Cent do të performojë në Shkup, përkatësisht në sallën e sporteve “Boris Trajkovski”!. Kështu së paku ka raportuar portali maqedonas www.vest.com.mk.
Mirëpo në ueb faqen oficiale të këngëtarit www.50cent.com nuk jepet ndonjë informatë rreth koncertit që kjo medie maqedonase e ka dhënë. Gjithmonë sipas kësaj medie, 50 Cent thuhet se ditën e nesërme do të performojë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Turneu i tij, i cili titullohet “Before I Self Destruct”, thuhet se do të fillojë më 23 shkurt në Berlin ndërsa pas koncertit në Maqedoni dhe Serbi, 50 Cent thuhet se do të performojë edhe në Lubjanë. Këngëtari problematik dhe kontraverz pati performuar në Prishtinë më 17 dhjetor të vitit 2007 ndërsa organizatorë ishte IPKO.