50 Cent në telashe,rrezikon deri në 5 vjet burg
Rrezikon deri në 5 vjet burg dhe një gjobë prej 46 mijë dollar reperi 50 Cent. Ai akuzohet për dhunë shtëpiake në dëm të ish-të dashurës Daphne Joy me të cilën ka pasur një raport 3-vjeçar.
Ende nuk dihet nëse ka qënë vajza që e ka denoncuar këngëtarin,port ë gjitha pistat e ndjekura nga gazetat amerikane rozë të çojnë tek e reja me origjinë Filipinase. Zëra të tjerë flasin se çifti ka një fëmijë,i dyti për 50 Cent,por që e kanë mbajtur të fshehur,veprim ky që mund të rëndojë akuzat ndaj reperit.
Më 23 qershor këngëtari dyshohet se ka dhunuar ish-të dashurën,në një hotel në Kaliforni,pasi ka dëmtuar edhe një pjesë të mobiljeve. Kur mbërritit policia,50 Cent,emir i vërtetë it ë cilit është Curtis Jackson,ishte larguar. Por ai duhet të parqaitet në gjykatë më 22 korrik,raportojnë më tej mediat amerikane. P.K