Chloe Moretz, frikë nga dashuria
Chloe Moretz është vetëm 16 vjeç, por ylli i ri hollivudian ka shumë besim tek vetja pas interpretimit në shumë filma të suksesshëm.
Gjithsesi, kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, ajo vazhdon të jetë e turpshme. Në një intervistë për revistën InStyle, aktorja e re foli për punën dhe dashurinë.
Me producentët jam shumë e lirshme kur flasim për projektet e ardhshme, por ndryshon puna tek dashuria. Nuk është e thjeshtë. Ti mund të pëlqesh dikë, por ai mund të jetë duke të të shfrytëzuar, theksoi Moretz.
Për këto çështje, 16-vjeçarja flet me aktoren Julianne Moore, të cilën e ka njohur në sheshxhirimin e filmit horror Carrey: Ajo më thotë gjithmonë që ti besoj gjykimit tim, por të mos i futem shumë thellë këtyre gjërave”,transmeton “Tch”. P.K