E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 Cent pëson aksident

Reperi 50 Cent u përfshi në një aksident serioz me makinë në New York, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Këngëtari i “Candy Shop” u dërgua me urgjencë në spital pas përplasjes së 4x4 së tij, drejtuar nga një mik i reperit, me një kamion në autostradën që lidh qytetin me Long Island.

Gjatë shoqërimit në spital, 36-vjeçarit iu vendosën pajisje për t’i bllokuar qafën, në mënyrë që të sigurohej, nëse do të kishte pësuar ndonjë frakturë në shtyllën kurrizore.

Për fat të mirë, gjatë aksidentit reperi pësoi vetëm disa lëndime të lehta.

Ndërkaq, fotografitë e aksidentit dhe të 50 Cent në spital u publikuan gjatë pasdites në faqen zyrtare të internetit të reperit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›