Balotelli nuk kthehet në Serie A

Mario Balotelli nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City për tu kthyer në Itali ka njoftuar menaxheri i tij, Mino Raiola.
Reprezentuesi italian spekulohet se kërkohet nga Juventus ndërsa në të kaluarën është përmendur si objektiv i Milanit.
Mirëpo, Raiola ka insistuar se klienti i tij do të qëndrojë në Etihad Stadium.
“Balotelli nuk mund të kthehet në Itali. Gjendja ekonomike në futbollin italian nënkupton se futbollistët kulmor nuk mund të luajnë në Itali. Mario nuk ka ndërmend të kthehet në Serie A, ai është i dobishëm për Cityn”, deklaroi Raiola për mediet italiane.