E Diel, 1 Nëntor 2026

50 ditë protestë, qytetarët të vendosur në plotësimin e 5 kërkesave të tyre

Në ditën e 50-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe thirrje për ndryshim, duke theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre. 

Qytetarët e mbledhur deklaruan se do ta vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë duke kërkuar realizmin e kërkesave të tyre ku më kryesorja mbetet rrëzimi i qeverisë. Organizatorët paralajmëruan gjithashtu zhvillimin e një proteste simbolike ditën e nesërme para parlamentit.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›