E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhynejt Çutra, trajneri i ri i Tërbunit! Të hënën nis përgatitjet

Ish-mesfushori i Tërbunit, një nga protagonistët që shkroi historinë e klubit pukjan si futbollist duke e ngjitur për herë të parë në Abissnet Superiore, rikthehet sërish në shtëpi. Xhynejt Çutra është emëruar trajner i Tërbunit dhe do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Klubi pukjan me në krye trajnerin Çutra do të nisë përgatitjet për sezonin e ri ditën e hënë, në ambjentet e “Football Republic”. Presidenca ka premtuar merkato sa më cilësore, me synim rikthimin në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›