50 pikë nuk të vendosin në vend të 50-tëNga Enton PalushiËshtë e vërtetë. Kaq shumë raporte, me autorë organizata e institucione të shteteve të huaja, nuk kanë qarkulluar më pare në median shqiptare. Por nuk është as një gjë e re. Në praktikën e punë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
50 pikë nuk të vendosin në vend të 50-tëNga Enton PalushiËshtë e vërtetë. Kaq shumë raporte, me autorë organizata e institucione të shteteve të huaja, nuk kanë qarkulluar më pare në median shqiptare. Por nuk është as një gjë e re. Në praktikën e punës së mediave tonë, raportet e ndërkombëtarëve kanë një rëndësi speciale.
Ka nga ata që pyesin se përse u duhet dhënë një rëndësi kaq e madhe. Shpesh ato raporte thonë gjëra që shumëkush në Shqipëri i di, i ka dëgjuar e ndoshta nuk i bëjnë më përshtypje.
Ka disa arsye pse ndodh një gjë e tillë.
Së pari, sepse raportet e këtyre ndërkombëtarëve janë një vulë e rëndësishme, një certifikim i atyre që janë shkruar e thënë nga mediat.
Së dyti, sepse zëri i ndërkombëtarëve shpesh mund të jetë më i fortë e më i rëndësishëm se zëri shpesh i mbytur i mediave dhe opozitës shqiptare.
Por edhe raportet e tyre janë të paragjykuar nga aktorët e politikës. Më së shumti nga qeveria. Por dhe nga opozita. Ka nga ato raste kur një raport thotë diçka që i pëlqen qeverisë, dhe ajo vazhdon e valëvit gjithë ditën. Ka akoma më shumë raste kur opozitës i leverdis të përdorë raporte të tilla në komunikimin e saj publik.
Ka dhe shumë raste kur raportet flasin të gjithë në të njëjtën gjuhë.
Kështu ndodh me raportet për lirinë e medias në Shqipëri.
“Reporterët pa kufij” e uli akoma më poshtë renditjen e Shqipërisë për lirinë e medias në vitin 2009.
“Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” po ashtu e quan situatën shqetësuese, dhe pas pesë vitesh na riktheu në listën e zezë të raportit “Sulmet mbi mediat”
Së fundmi Shtëpia e Lirive (Freedom House), në SHBA, publikoi indeksin e saj të renditjes për lirinë e medias.
Për disa media dhe për mazhorancën, raporti ishte një befasi. Sipas tyre, Shqipëria ndodhet në vend të 50, ndër 118 shtete. Një lajm i mirë.
Por kishin harruar një detaj të “vockël”. Numri 50 është për pikët e marra nga Shqipëria. Sa për renditjen, jemi mu në vend të 102-të. Më keq se Haiti, në një grup me Tanzaninë. Madje, më keq se një vit më parë. Më poshtë nga europianët kemi simotrën tonë, Kosovën.
Dhe ndarja nuk është kaq e komplikuar. Ka shtete të lira, shtete pjesërisht të lira (ku futemi ne), dhe shtete jo të lira. Për të shkuar tek këto të fundit na duhen dhe dhjetë pikë. Nëse vazhdon kështu, mund t’i fitojmë me një dorë.