Sandri I alarmuar nga mundësia e vdekjes së doktorit në helicopter Nga Antena brenda familjes Sandri do ta kujtoj gjatë këtë të djelë. Gjithë gëzimi që organizoi shkuarjen e doktorit në Prizren për të marr pjesë në inagurimin e rrugës së re Morinë P
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri I alarmuar nga mundësia e vdekjes së doktorit në helicopter Nga Antena brenda familjesSandri do ta kujtoj gjatë këtë të djelë. Gjithë gëzimi që organizoi shkuarjen e doktorit në Prizren për të marr pjesë në inagurimin e rrugës së re Morinë Prizren, u kthye në ferr në mbasdite. Gjithë falenderimet e Thacit dhe Limajt që doktori ju gjend pranë në atë ditë fal Sandrit, në mbasdite u harruan. Njoftimin e parë ja dha Lul Basha.
-Dicka po I ndodh helikopterit të doktorit I tha?
-Mos mo burrë I tha Sandri, mos I kan bë ndonjë gjë tek helikopteri?
-Jo Sandër është nga këta që ja kemi blerë Sarkozizë nuk besoj?
Minutat u bën orë. Helikopterit ju fik motori dhe për rreth 1 minutë humbi tërësisht kontrollin. Doktori në fillim e mbajti veten pastaj e pyeti pilotin cpo ndodh?
-Kemi një problem të vogël I tha shpresoj të ulemi në Gjadër.
-Këta janë helikopterë të sigurtë më ka thënë Sarkozi I tha doktori?!
-E di e di I tha piloti,po ishallah s’janë blerë me pare harram, se kena me shku për lesh.
Sandri në tokë kishte ngrirë I gjithi. “Po sikur të bjerë mendonte me vete. Mi lënë gjithë punët hapur. Filloi ti numuronte gjithë punët që s’i kishte mbaruar duke fillu nga rrugët, ujësjellsat, fshatrat turistikë, e deri tek privatizimi I reparteve ushtarake që u ka vënë syrin së fundi. Ju kujtua për dreq dhe Zamiri me Gimen, që të nesërmen do bëheshin me Edi Ramë dhe do flisnin dhe për ndonjë gabim të doktorit. Dhe pastaj Fevziu që do thoshte se doktori kishte mani ti këshillonte pilotët gjatë flutiruimit dhe kjo mund të ketë shkaktuar tragjedinë. Do shtoj pastaj që këtë ja kisha thënë doktorit po nuk më dëgjoi. S’donte ta besonte. Lul Basha rrinte si I ngrirë para tij. Vetëm kur piloti u ul në Gjadër dhe eskorta e kryeministrit e futi me rrëmbim atë brenda makinës u qetësua.
Me doktorin nuk flitej në atë kohë, se ishte I tronditur. Sokol Olldashi po ashtu. Hashim Thaci I binte cdo minutë telefonit të pyeste a u ul shëndosh. Sandri filloi të hetoj cili ishte defekti
-Mos e ka bërë dikush nga jashtë I tha Ilir Metës. Se kam dëgjuar që dhe këtë Gruevskin duan ta vrasin me aksident ajëror. ?
-Nuk besoj o flori tha Meta. Grekët që bëjnë nga këto punë ne me ata e kemi grurë. U kemi dhënë cfarë kanë dashur. Vetëm para su japim dot se s’kemi për vete.
-Mos e kanë bërë këta serbët tha?
-Po jo mo flori unë me serbët e kam grurë Pastaj ku u jepet më rasti atyre të kenë një kryeministër në Shqipëri të martuar me një serbe.
Italiaët jo e jo tha Sandri se dhe me ata mirë e kemi.
-Ore të pyes jë herë këtë avokat Ngjelën tha Sandri se ky lëshon ndonjë gjë, po qe se e ka bërë opozita këtë punë.
-Pyete mo flori tha Meta, po për mua opozita e ka bërë.
Sandri lidhet me avokatin
-Avokat, po si desh e rrëzuat doktorin me helicopter mo burrë. Nuk e mundni dot në shesh dhe desh e hoqët qafe me helicopter?
-Oo, ashtu, nuk I ditkam këtë, qenka lajm I ri. Mao Ce Duni bëri c’ishte e mundur të hipte Lin Biaon në avjon po në qiellin sovjetik e rrëzoi. Dhe ty në Lezhë paskan dash të ta rrëzojnë. E madhe kjo Sandër, kujdes se po del në skemë si autor
-Ca thua mo burrë pse unë do ta rrëzoj doktorin, unë e kam mik…kam qenë gjithë kohën me Lul Bashën
-E ke mik?! Cdo të thotë mik?!. Aha aq më keq me Lul Bashën. Me Ministrin e Brendshëm. Plotësohet tamam skema se ministrat e brendshëm I bëjnë atentatet. E kam kuptuar . Ai ka vite që vuan nga sindroma se është Konti Ciano në Familje, por di dhe tjetrën, di dhe fundin e Konti Cianos që e pushkatoi vjerri. Tani do të ndryshoj skemën, do që Konti Ciano të vras Musolinin dhe ti marr pushtetin.E paskeni kap mirë, por s’dini të bëni lojën.
-Ore ti qeke I cmendur Kush është ky Konti Ciano mo, ai b.q.. që ka pas mar kënetën e Vahinës ë Lezhë.? Atë e kam marr Unë me Zamirin tani
-Ëhë epo mirë, në gjurmë të tij qenkeni. Vetëm kujdes. Historia përsëritet njësoj po hyre në Famije si Konti Ciano smund të vrasësh vjerrin. Nuk e ndryshoni dot skemën. Tani kujdes se jemi tek momenti që Musolini merr vesh për komplotin.
-Ore unë të pyeta a ka gisht ky Edi Rama mo burrë, leri këto Konti Ciano e Lul Basha se nuk I kuptoj fare unë.
-Edi Rama atenatat. E vetma lidhje që ka ai në këtë histori është se atij I ecën dhe shumë gjëra I fiton qyl. Mund ta fitonte dhe këtë rradhë qyl po ja që si paska ecur . Po ruaj Fevziun mos të udhëtoj më me të, në avion, se do ndyrshojnë gjërat pastaj dhe ske kë të përdorësh për ta dredhur.
-Jo mo Fevziu ka ikur në Spanjë se ka një takim në Mbretin Huan Karlos?
-Ou ku e ka këtë takim në cilën rezidencë do ta bëjnë?
-Jo e kanë lënë të takohen në stadium në ndeshjen Inter Barcelona. Do ikte Ylli Rakipi me Bushatin për të parë ndeshjen u kujtua dhe Fevziu po vi dhe uë në styadium tha se dua të takoj pak Mbretin dhe ka ikur me ta
-E paska kap mirë momentin tha avokati se nuk qenka këtu . Tani më dëgjo mua. Doktori është shëndosh e mirë se gjen gjë. Kujdes Lulin se atij nuk I ikën dyshimi.