“50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën”
18/05/2009 Ky është një libër i ngjashëm me “50 betejat që ndryshuan botën” apo “50 armët që ndryshuan luftën”. Kushdo ka heronjtë dhe keqbërësit e vet të parapëlqyer. Megjithatë, këta udhëheqës nuk janë të gjithë heronj. Benedikt Arnoldi është tradhtari famëkeq i Revolucionit Amerikan. Ndërsa Sun Cu, Karl fon Klauseviçi, Alfred Tajer Mahani dhe Xhulio Duhe kanë lënë gjurmë në histori shumë më tepër me shkrimet sesa me veprimet e tyre. Zhan Batist dë Gribrovali u bë i famshëm me logjistikën. Ivani i Tmerrshëm ishte një gjeneral mediokër, por studimi i tij ishte një kthesë e madhe në histori. Adolf Hitleri ishte përbindësh, por edhe përbindëshit mund ta ndryshojnë historinë. Hartuesit e këtij libri kanë pasur parasysh dy kushte për të futur personazhe në këtë libër: së pari, të qenit udhëheqës ushtarak; së dyti, të qenit përgjegjës për një ndryshim të madh në histori. Shumica e njerëzve në këtë listë kanë qenë gjeneralë dhe admiralë, por disa prej tyre, sidomos ata më të hershmit, kanë qenë mbretër. Ndërsa mes udhëheqësve më modernë gjenden edhe një apo dy diktatorë. Në listë është futur edhe një kapiten i marinës, i cili bën që lista të mos jetë e mbushur vetëm me oficerë dhe sundimtarë. Përveç mungesës së udhëheqësve ushtarakë modernë në listë mungojnë gjithashtu edhe gratë. Në listë është vetëm një grua: Zhanë d’Arka dhe 49 burra. Në fakt, në rrjedhën e historisë ka pasur mungesë grash si udhëheqëse ushtarake, ndaj pak prej tyre kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë historinë me mjete ushtarake. 50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën nuk kanë qenë domosdoshmërisht udhëheqësit më të “mirë”, strategët më novatorë, takticienët më të aftë, apo qoftë edhe njerëzit më trima, më të zgjuar apo më të admirueshëm. Ata kanë qenë burra dhe gra që, për mirë apo për keq, hynë në fushën e betejës, duke e ndryshuar shumë botën pasi dolën prej andej. Disa prej tyre kanë qenë të shkëlqyer, për shembull, Xhingiz Kani. Të tjerë, si Ivani i Tmerrshëm, kanë qenë në rastin më të mirë gjeneralë mediokër. Zhanë d’Arka është zyrtarisht shenjtore, ndërsa Adolf Hitleri konsiderohet botërisht si përbindësh. Atila përdhunoi, grabiti dhe vrau brutalisht mijëra njerëz, ndërsa Mao Ce Duni vrau miliona, madje më tepër se Hitleri.
Bernd Fischer:
Shqipëria nën pushtimin gjerman
Historiani amerikan Bernd J. Fischer ka shqyrtuar rishtas veprën "Shqipëria gjatë luftës, 1939–1945". Në një aktivitet të zhvilluar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Biblioteka Kombëtare në mjediset e kësaj të fundit, Fischer ka konfirmuar se pushtimi nazist nuk ishte aspak tradicional dhe se ishte ai që përgatiti ngritjen e Enver Hoxhës dhe të komunistëve.
Megjithatë, historiani amerikan pohon se në botimin e tij nuk ka sjellë ndonjë dokument që të përbëjë lajm për historianët shqiptarë. Ai thjesht ka rishqyrtuar materialin, pasi ka hapur disa arkiva të Uashingtonit pak kohë pas botimit të parë të librit në vitin 2000. Kështu, ai e ka periodizuar politikën gjermane në një vit pushtimi. Është pikërisht ajo politikë që u ndoq nga Herman Neubacher, përfaqësuesi i Ribentropit për Europën Juglindore dhe përfaqësues i Hitlerit në Ballkan për çështjet ekonomike. Sipas Fisherit faza e parë kishte për qëllim krijimin e aparatit qeveritar, duke bashkëpunuar me klasën e politikanëve dhe intelektualëve vendas.
Kështu, në krye të regjencës që do të udhëhiqte Shqipërinë u vendos Mehdi Frashëri, portreti i të cilit vizatohet me dashamirësi nga Fisher. Ndërsa Frashëri kërkon që të njihet asnjanësia e plotë e Shqipërisë, Neubacher pranon asnjanësinë “relative”.
Ndërsa ajo që historiani e quan “faza e dytë e vendimeve të Neubacher-it”, kishte të bënte me rimëkëmbjen e ekonomisë, reformën agrare dhe krijimin e një force ushtarake. Ai vëren se asnjë nga këto pika të programit nuk funksionoi mirë dhe pikërisht këtu Fisher sheh zbehjen e politikës paqtuese të Gjermanisë".
"Krijimi i divizionit të SS ‘Skanderbeg’ në Kosovë i ekspozoi gjermanët për atë që ishin, pra pushtues, kurse pavarësinë e Shqipërisë si fasadë. Në këtë mënyrë, edhe politikanët kolaboracionistë po humbnin përkrahjen e njerëzve." Por ai ndalet edhe te ndikimi nazist në Shqipëri dhe në trojet shqiptare të Kosovës (për hir të së vërtetës, ndikim i pandjeshëm, shumë pak arritën të shihnin me dashuri nazizmin).
Në botimin e Fisherit faza e fundit e qeverisjes nën pushtimin gjerman lidhet me “provën” për integrimin e zogistëve në pushtet dhe ardhjen e Fiqri Dines kryeministër. Por asnjë nga forcat ushtarake të këtyre regjimeve nuk i mposhti dot forcat partizane.
Ajo çka mbeti pas pushtimit gjerman ishte ekonomia e shkatërruar në një vend po të shkatërruar dhe rezervat e arit të vjedhura nga gjermanët. Kontributi më i rëndësishëm që gjermanët sollën në Shqipëri me pushtimin e tyre lidhet, sipas Fisherit, me ardhjen në pushtet të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist, që do t’i jepte formën vendit dhe fatit të tij për 45 vjetët në vijim.
Gazmend Ejupi ekspozon në Londër
Këto ditë në Londër piktori nga Kosova Gazmend Ejupi hapi një ekspozitë vetjake në “Camden Art Gallery”. Ekspozita e titulluar "Kohët e pafajshmërisë" përmes teknikës së posterave kinematografikë trajton personazhe të vërteta të historisë bashkëkohore të botës në filma të imagjinuar nga artisti. Kritiku i artit Michele Robeçhi thotë se pikturat kinematografike të Gazmend Ejupit të "çojnë në një botë të imagjinuar, ku jetojnë burra trima dhe gra mahnitëse, si dhe në një kohë kur shkuarja në kinema konsiderohej si një përvojë gjithëpërfshirëse e krijuar për ëndërrime".
“Sotiri 2009” në edicionin e dytë
“Një prekje dhune” - kështu e quajnë edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar për fotografë të rinj “Sotiri 2009” organizatorët e tij. I sjellë nga Qendra Kulturore “Lindart & “Anima/Projekt 5.6” dhe Bashkia e Korçës, konkursi, që këtë vit ka si kurator Harri Palviranta, do të çelet më 23 maj e do të mbahet në galerinë “Guri Madhi” dhe qendrën kulturore “Vangjush Mio” në qytetin e Korçës. Nuk do të mungojnë as diskutimet mbi fotografinë, të cilat janë programuar të dielën e ku do të shihet “Korça në imazhe”.
Për publikun do të flasin Natasha Lako, Maks Velo dhe Ben Blushi. Ndërkohë pasditen e së dielës do të bëhet prezantimi në publik i artistëve Stratos Kalafatis (Greqi), Harry Pälviranta (Finlandë), Ivan Blazhev (Maqedoni).