Roshi: Socialistët duan pushtet për privilegjet e tyre
18/05/2009 PBKD çel fushatën elektorale në Shkodër
Partia “Balli Kombëtar Demokrat” ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të hapur fushatën elektorale, në të cilën ka prezantuar si kandidatin e parë të listës për këtë qark Xhemal Shkjaun. Kryetari i PBKD-së Artur Roshi në fjalën e tij u shpreh se e djathta e do qeverisjen për të zbatuar politikat për të cilat ka nevojë vendi, ndryshe nga e majta, e cila e do për përfitim privilegjesh. “Të ashtuquajturit socialistë, ashtu si dhe paraardhësit e tyre, e shikojnë qeverisjen si qëllim për të përfituar pushtet dhe privilegje, ndërsa e djathta e do qeverisjen si mjet për të zbatuar politikat për të cilat ka aq shumë nevojë vendi ynë”, - tha Roshi. “Balli Kombëtar Demokrat, - vijoi Roshi, - e ka të qartë se problemi më i madh i Shqipërisë është ndarja me komunizmin.” Sipas tij, komunizmi ende kontrollon shumë gjëra në Shqipëri, përfshirë dhe shkrimin real të historisë. “PBKD-ja propozoi e para krijimin e institucionit të studimeve të krimeve të komunizmit dhe hartimin e një ligji për pastrimin e shoqërisë përmes ligjit të dekomunistizimit. Puna është në proces, por duhet pranuar se ecën ngadalë”, - tha ai. Kreu i BKD-së u bëri thirrje shkodranëve që të gjithë së bashku të ndihmojnë për të futur këtë forcë politike në Kuvend dhe “të shpejtojmë e të kthejmë në prioritete ato politika për të cilat ka nevojë më shumë se kurrë Shqipëria”. Ai e vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një nga arritjet e mëdha të qeverisë demokratike. “Socialistët nuk duan një Shqipëri të integruar, por të izoluar, që të ushtrojnë pushtetin e tyre pa i kontrolluar njeri”, - tha Roshi