50-vjecaren e tradhton fustani

Një fustan i shkurtër në ngjyrë gri, edhe pse i thjeshtë e tregonte shumë seksi aktoren Demi Moore, por mediat e kanë gozhduar këtë të fundit, duke i përmendur moshën.
Ato shkruajnë se aktorja harron që është 50 vjec dhe shfaqet e shfrenuar në një party të Chanel në Miami.
Demi ka flirtuar gjatë gjithë natës me aktorin Lenny Kravitz, thonë mediat por ajo që binte në sy ishte mosha e saj, pasi lëkura e këmbëve komplet e lëshuar e tradhton.
Këngëtarja është e dobët, euforike por nuk duhet të zbulojë këmbët, tek të cilat shenjat e kohës janë më shumë se evidente.
Asgjë dhe askush nuk është kundër Demit, ajo tani do të harrojë lidhjen me Ashton Kutchner, flirton dhe shfaqet e entuziazmuar, por harron që është 50-vjec dhe vesh fustanin e gabuar./Indeksonline/