E Enjte, 5 Nëntor 2026

50-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpinë e tij në Devoll, dyshimet e para

Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Devolll.

Policia lokale njoftoi se shtetasi i identifikuar si N.Sh. është gjetur sot rreth orës 8:00 në shtëpinë e tij. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›