50 vjet OECD - Nje Klub ekskluziv me pretendime globale

Organizata per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik njihet ne Gjermani me se shumti nga studimet e famshme dhe te perfolura te saj qe mbajne emrin PISA. Qe nga pragu i mijevjecarit te ri OECD-ja ekzaminon ne to cdo tre vjet se sa mire dine te lexojne nxenesit 15-vjecare te vendeve pjesemarrese dhe se sa te zotet jane ata ne matematike dhe shkenca natyrore. Pikerisht ne kohe krizash globale dhe sfidash te reja OECD-ja eshte treguar nje organizate nderkombetare me kompetenca te larta qe jep ndihmese ne permiresimin e politikes ne sherbim te nje jete me te mire deklaron Heino von Meyer nga qendra e OECD-se ne Berlin ne nje video jubilare dhe shton se laquote gjithe e njohin studimin PISA ne Gjermaniraquo.
Nota te keqija per Gjermanine
Studimi krahasues nderkombetar PISA Programme for International Student Assessment synon te tregoje se sa po i pergatisin sistemet e arsimit te vendeve te tyre te rinjte e sotem per mesimin e perjetshem ne nje bote globale. Dhe meqenese sa me te mira qe te jene rezultatet e nxenesve neper teste aq me e larte supozohet te jete perspektiva e zhvillimit te tyre ekonomik keto teste ndiqen me shume vemendje nga publiku. Por ja qe pikerisht Gjermania vendi i poeteve dhe mendimtareve deri tani ka dale shume keq ne PISA. OECD-ja kritikon sidomos faktin qe ne Gjermani suksesi ne jete varet nga prejardhja kulturore dhe sociale. Ndaj kesaj kritike fondamentale te shoqerise duhet te reagoje politika.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Studimi PISA 2010
Por kush beson tani se OECD-ja ne radhe te pare eshte nje organizate nderkombetare qe merret me arsimin gabon. Se si e sheh veten organizata kete e tregon videoja jubilare nga selia qendrore ne Paris me rastin e 50-vjetorit te lindjes qe eshte vendosur ne Youtube. Sipas kesaj OECD-ja vepron laquoper te bashkepunuar per nje ekonomi me te mire boteroreraquo dhe kjo laquone nje bote ku sfidat kombetare dhe globale jane te ndervarura si kurre me pareraquo. Si temat qendrore te kohes sone permenden ceshtja e energjise dhe siguria e mjeteve ushqimore pervec tyre edhe rrjedha globale e parave dhe mjedisi. OECD-ja eshte vendi ku shtetet takohen ne partneritet laquoper tu kujdesur per perparim globalraquo.
Ne fillim ishte Marshall
Asnje fjale per te kaluaren nuk permban kjo video jubilare megjithese OECD-ja i ka rrenjet ne Evropen e shkaterruar pas Luftes se Dyte Boterore. Asokohe ne prill 1948 18 shtete themeluan Organizaten per Bashkepunim Ekonomik ne Evroperaquo shkurt OEEC e cila do te hartonte nje koncept te perbashket per rindertimin. Detyra kryesore ishte administrimi i parave nga plani Marshall. Ishte fjala per nje shperndarje sa me eficiente te 13 miliarde dollareve amerikane qe perfshinte programi ndihmes i SHBA-se per Evropen perendimore. Vendet evropiane perfituese duhej te thoshin fjalen e vet dhe te bashkehartonin projektet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga ceremonia e inagurimit te ekspozites ne trenin e Planit Marshall ne Shtutgart.
Por edhe pas mbarimit te planit Marshall nevoja per te biseduar per ceshtje te politikes ekonomike mbeti. OEEC-ja u shnderrua ne vitin 1961 ne OECD. Me ndryshimin e emrit erdhi vetvetiu edhe hapja Nga Meksika deri ne Japoni nga Islanda deri ne Zelanden e Re anetaret e OECD-se besojne se kombet mund krijojne mireqenie me ane te tregtise se lire dhe investimeve thuhet ne videon jubilare ne Youtube. Sot OECD-ja qe e ka seline qendrore ne Paris bashkon 34 vende te rendesishme te industrializuara te cilat sic thone vete jane perqafuese te hapura te ekonomise se tregut dhe demokracise.
Forum global per ide te reja
Eumlshte nje klub i vendeve te pasura dhe te zhvilluara. As edhe nje shtet i vetem afrikan nuk ben pjese ne te. As vendet ne ekspansion industrial si Kina India dhe Brazili nuk perfaqesohen. Kili eshte i vetmi shtet i Amerikes Jugore qe eshte anetar. Me Rusine po zhvillohen negociata anetaresimi. Me gjithe ekskluzivitetin e saj OECD-ja i jep te drejten vetes te jape pergjigje globale ndaj pyetjeve te rendesishme globale dhe te terheq vemendjen per partneritetet e shumta me vendet jo-anetare dhe me organizata te tjera. OECD-ja eshte krenare qe direktivat e saj kunder korrupsionit dhe per nje qeverisje te mire jane kthyer ne kritere mbareboterore. Sipas sekretarit te pergjithshem te saj Angel Gurriacutea OECD-ja sot perkufizohet si nje forum global idesh te reja per te sjelle mireqenie ne vendet e zhvilluara dhe ne zhvillim. Ajo eshte nje platforme idesh dhe diskutimesh dhe me shume mund te quhet nje konference e perhershme ekspertesh se sa nje organizate nderkombetare.
Qofte shendeti ose shoqerite ne plakje qofte mireqeverisja apo ekonomizimi i qendrueshem vrimat per evazione fiskale apo rritja ekonomike globale shanset dhe rreziqet e internetit apo siguria e arkitekturave financiare OECD-ja ka nje diapazon shume te gjere tematik. Ne fakt gjithcka hyn tek ajo pervec ceshtjeve te politikes se mbrojtjes. Mbi 200 komisione dhe grupe pune perkujdesen qe organizata te publikoje cdo vit rreth 300 studime. Listat e klasifikimit te vendeve dhe studimet e krahasimit ne shkalle nderkombetare terheqin thuajse perhere nje vemendje te madhe ne masmedia dhe i detyrojne politikanet e vendeve anetare qe te veprojne.
Nepermjet mesimit nga ai qe supozohet si me i miri dhe me ane te trysnise se kolektivitetit mendohet te nxitet perparimi dhe mireqenia ndash sipas rregullave te ekonomise demokratike e liberale te tregut. OECD-ja financohet nga kontributet e anetareve te saj dhe aktualisht ka nje buxhet prej 342 milione eurosh. Shtetet e Bashkuara te Amerikes paguajne kontributin me te madh rreth 25 perqind te pasuar nga Japonia 16 perqind dhe Gjermania 9 perqind.
Autor S. Petersmann / A. Shuka
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora