50 vjet nga revolucioni
Kuba ka perkujtuar pervjetorin e 50-te te revolucionit, por ne ndryshim nga vitet e shkuara festimet jane zhvilluar me ceremoni modeste.Ky fakt, thone reporteret e huaj reflekton perkeqesimin e situates ekonomike dhe pasojat e tre uraganeve shkaterrimtare qe e goditen ishullin gjate vitit te kaluar.Presidenti Raul Castro mbajti nje fjalim me rastin e pervjetorit ne qytetin e Santiagos, nga i njejte ballkon ku vellai i tij, Fideli, shpalli fitoren e revolucionit ne vitin 1959.Presidenti kubanez Raul Kastro ka theksuar se revolucioni jo vetem shenoi 50 vjet por do te zgjase edhe 50 vite te tjera.Raul Kastro tha se gjate ketyre 50 vjeteve, kubanezet kishin jetuar "gjysemshekullin me te ngjeshur dhe me te frytshem ne histori."Ai pergezoi popullin kubanez per perballimin e sanksioneve te SHBA-se, por theksoi mes te tjerave se vendi perballej me kohe te veshtira ekonomike.