E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, plagosen gjashtë persona nga dy shpërthime

Dy shpërthime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës.Gjashtë persona janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën veriore të qytetit.Policia ka njoftuar se nga shpërthimi janë shkatërruar disa vetura afër një kafeneje në pjesën e dominuar nga serbët në Mitrovicë. Tre prej gjashtë të plagosurve mësohet se janë zjarrëfikes, të cilët shkuan në vendngjarje të shuanin flakët në lokal pas shpërthimeve. Ndërkohë, flaka u është vënë edhe shtatë automjeteve.Të zemëruar me këtë, protestuesit serb kanë shkatërruar vetura dhe pronat e shqipëtarëve.KFOR dhe EULEX kane ndërhyre menjëherë duke marrë situatën nën kontroll, ndërsa numri i trupave ndërkombëtare në veri është shtuar pas ngjarjeve të tensionuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›