E Diel, 1 Nëntor 2026

50 vjetori i aleances SHBA-Japoni

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara nisen nje manover ushtarake te perbashket me e madhja per nga permasat e realizuar ndonjehere nga te dyja vendet.

Lajmi njoftohet nga Ministri i Mbrojtjes japonez. Manovra e pagezuar me emrin Shpata e mprehte mbahet me rastin e 50 vjetorit te aleances amerikano-japoneze.

Stervitja e perbashket ishte planifikuar prej kohesh ndihmuar edhe nga kriza e shkaktuar nga Koreja e Veriut ne rajon edhe pse nuk eshte e lidhur me kete fakt drejtperdrejt.

Angazhimi i SHBA-se ne rajon me manovrat ushtarake eshte intensifikuar ndjeshem. Brenda pak muajsh jane mbajtur 3 stervitje ushtarake 2 te perbashketa me Korene e Jugut dhe nje me Japonine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›