WikiLeaks Shqetesime britanike per fluturimet sekrete te SHBA-ve

Zyrtaret britanike dyshohet se jane ankuar te diplomatet e Shteteve te Bashkuara per shkak te fluturimeve sekrete spiune amerikane qe kane perdorur bazat e jashtme ajrore britanike.
Kjo raportohet ne dokumentet sekrete diplomatike te Shteteve te Bashkuara te publikuara nga Wikileaksi.
Njoftimet e derguara nga Ambasada amerikane ne Londer ne vitin 2008 tregojne se zyrtaret britanike se pari deshironin qe Shtetet e Bashkuara te kerkonin leje per perdorimin e bazave kryesisht nje baze ne Qipro.
Londra kishte frike se te dhenat e grumbulluara gjate ketyre misioneve fluturuese spiune te Shteteve te Bashkuara do te mund te implikonin vendin e tyre ne shkelje potenciale te te drejtave te njeriut.
Zyrtaret e Shteteve te Bashkuara i kishin hedhur poshte shqetesimet e ketilla duke argumentuar se ato mund te pengonin perpjekjet kunder terrorizmit.