502 fëmijët romë, Avokati grek i Popullit “korrigjon” ministrin
Avokati grek i Popullit ka dhënë sqarime në Komisionin Parlamentar kompentent mbi çështjen e 502 romëve nga Shqipëria, të zhdukur nga Fondacioni “Agia Varvara” në Greqi, në periudhën 1998-2002.
Në sqarimin e tij, Avokati grek i Popullit hedh poshtë disa deklarata të ministrit të Drejtësisë, i cili foli dje në Parlament për këtë temë.
Sipas autoritetit të Avokatit të Popullit, “Avokati i Popullit nuk e ka raportuar apo nuk ka bërë ndonjë ankesë për këtë çështje në OKB”.
Referuar deklaratës së ministrit të Drejtësisë se “numri i fëmijëve (502) është arbitrar”, Avokati i Popullit tha se numri i fëmijëve nuk është arbitrar. "Numri u dha nga Fondacioni “Agia Varvara” dhe Organizata kombëtare e Mirëqënies".
Avokati shtoi se nga hetimi nuk u gjet asnjë përgjegjës për arratisjen e fëmijëve, por zhdukja e tyre iu la rastësisë dhe dobësisë së zbatimit të programit të Ministrisë.
Avokati grek i Popullit bëri të ditur hapat që ka ndjekur Institucioni i tij për këtë çështje;
Avokati i Popullit ka vizituar Shqipërinë dhe ka këmbyer informacion me homologun shqiptar. Gjithashtu ka bashkëpunuar me disa shoqata për mbrojtjen e fëmijëve në Greqi, të cilat ishin marrë me transferimin e fëmijëve dhe ka punuar me MPJ për përgatitjen e marrëveshjes ndërqeveritare mbi mbrojtjen dhe riatdhesimin e fëmijëve viktima të trafikut.
Në fund Avokati i Popullit tha se sot çështja vendimtare nuk është kërkimi për fëmijët, të cilët tashmë nuk mund të quhen më “të mitur”, por angazhimi i qeverive të dy vendeve për zbatimin e legjislacionit dhe marrjen e masave institucionale për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e shfrytëzimit, trafikimit dhe kontrabandës.
(Balkanweb) Lidhje te tjera 502 fëmijët romë, Ministri grek: Nuk ka prova për akt kriminal